AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 19:00

Detaje për drogën e kapur në Greqi, “Protothema”: Shqiptarët e arrestuar s’kanë folur, marjuana do shkëmbehej me heroinë në Turqi

Detaje për drogën e kapur në Greqi, “Protothema”:

Detaje të reja janë operacioni i zhvilluar dje në detin mes Greqisë dhe Turqisë, ku trafikantët shkëmbyen zjarr me Policinë. Sipas mediave greke, dy shqiptarët dhe një italian, kanë preferuar të mos flasin para hetuesve duke e bërë më të vështirë zbulimin e porositësve të drogës.

Dëshmitë e tyre do ishin të dobishme për të zbuluar të gjithë skemën e trafikimit dhe për të gjetur ‘bossët’ e vërtetë të drogës. Gazeta greke “Protothema” në një shkrim të sotëm ka theksuar edhe njëherë se droga është nisur nga jugu i Shqipërisë. Kjo media shkruan se gomonia ka qenë e mbushur me marjuanë dhe do shkëmbehej me heroinë në Stamboll.

Kjo media shton më tej se droga ka pasur si destinacion të fundit Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, ku do ishte tregu ku do shitet e gjithë heroina turke. Autoritetet greke kishin marrë informacion për lëvizjen e dy mjeteve të shpejta të ujit, por ishin duke pritur që ato të mbërrinin në Greqi dhe t’i ndalonin dhe të zbulonin më pas linjën e trafikut.

Policia shqiptare në një reagim ka mohuar që origjiane drogës të jetë Shqipëria. Sipas Policisë gjatë operacionit është kapur një prej mjet lundrues, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.