AKTUALITET, 18 Janar 2020, 21:16

Gjendet një makinë e djegur në dalje të Vlorës, dyshohet se iu përket autorëve të plagosjes

Gjendet një makinë e djegur në dalje të Vlorës,

Një makinë e djegur është gjetur pak më parë, në qytetin e Vlorës.

Mjeti i djegur dyshohet se iu përket autorëve të plagosjes së Nikollaq dhe Ronald Çepaj, rreth dy orë më parë në qytetin bregdetar. Mësohet se makina është gjetur në dalje të Vlorës.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin dhe vijon kërkimet për kapjen e autorëve të plagosjes, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.