AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 09:23

DETAJE/ KLSH zbardh raportin për 9 muajt e parë të 2018-tës: Ka pasur 957 milionë euro dëme, institucionet me probleme

DETAJE/ KLSH zbardh raportin për 9 muajt e parë të 2018-tës:

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e shkeljeve të gjetura gjatë periudhës Janar-Shtator 2018 në disa prej institucioneve të vendit.

Sipas KLSH-së nga auditimet e realizuara gjatë periudhës Janar – Shtator 2018 janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare që kapin shifrën e 957 milionë euro.

Në raport thuhet se janë hasur:

Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917.6 milionë euro nga e cila:

44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351.1 milionë euro;

71,205,398 mijë lekë afërsisht 566.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 34 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione:

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (Titullari i Institucionit);

Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë (Ish-përgjegjës i sektorit të legalizimit, Përgjegjës i sektorit të legalizimit, Specialist i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Specialiste në zyrën e legalizimit);

ZVRPP Malësi e Madhe (Ish regjistrues, Ish regjistrues, Ish specialist);

ZVRPP Elbasan (Specialiste, Specialist, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Specialist, Specialist, Ish-specialist);

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) (Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë);

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (Zv. Drejtor i AAC);

Bashkia Belsh (Kryetar i Bashkisë, Drejtor i Bujqësisë, Ish – përgjegjës i Urbanistikës, Ish-juriste) {Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së};

Bashkia Belsh (Kryetar i Bashkisë, Mbikëqyrës i Kontratës, Kolaudatore, Kolaudator);

Bashkia Rrogozhinë;

Bashkia Rrogozhinë (Mbikëqyrës i punimeve në shoqërinë “C..” sh.p.k);

Bashkia Rrogozhinë (Ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore të Pandarë).

Universiteti Fan S.Noli Korçë (Inxhinier Ndërtimi, më cilësinë e Mbikëqyrësit të Punimeve);

Spitali Universitar i Traumës;

ZVRPP Fier (Ish Regjistrues, Përgjegjës Zone, Jurist, Specialist, Zv/Regjistrues, Ish Regjistrues, Specialist);

ZVRPP Tiranë (Ish Regjistruese, Specialist dhe Ish Përgjegjës Zone, Ish Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve, Specialist, Ish Specialist Hartograf, Përgjegjës Sektori);

Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat (Drejtor i DRM Berat, Tre Specialist të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis);

Hekurudha Shqiptare Sha Durrës;

Spitali Rajonal Shkodër (Ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër);

Bashkia Lezhë, ish komuna Ungrej (Administrator, në cilësinë e titullarit të AK, Ish-përgjegjëse e Zyrës së Financës, në cilësinë e kryetarit të KVO, Nëpunës i Gjendjes Civile, Ish-sekretar i Këshillit të Komunës);

Bashkia Lezhë, ish komuna Blinisht (Sekretar, në cilësinë e Kryetarit të KVO, Administrator, Specialiste në Zyrën e Tatimeve, Ish-Arkivist, Specialist pyjesh);

Bashkia Lezhë, ish komuna Zejmen (Ish- Kryetar i Komunës, Ish-përgjegjës i Zyrës së Financës);

Bashkia Lezhë (Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit);

Bashkia Këlcyrë (Specialist i Kadastrës (në cilësinë e Kryetarit të KVO, Përgjegjëse e Zyrës së Taksave dhe Tarifave Vendore (Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së), Inspektor i Taksave dhe Tarifave Vendore (Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së);

Bashkia Konispol (Përgjegjësi i Zyrës së Financës, Drejtori i Urbanistikës, Specialiste Juriste, Specialist i Drejtorisë së Urbanistikës, Specialist i Drejtorisë së Urbanistikës, Ish-Zv/Kryetari i Bashkisë Konispol, Specialist i Drejtorisë së Bujqësisë);

Indicie për hetime të mëtejshme mbi veprime mashtruese në dëm të imazhit të KLSH-së, për Znj.I.K., për konsumimi e figurës së veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar në nenin 143 të Ligjit nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me ndryshimet përkatëse, dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

ALUIZNI Lushnje;

ALUIZNI Qarku Durrës (Ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Specialist/Hartograf, Specialist/Juriste);

ZVRPP Sarandë (Ish-Regjistruese, Ish-Zv.Regjistrues, Specialist Hartograf, Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrimit, Ish-specialist jurist, Ish- Specialist Jurist, Ish-specialist Jurist, Ish-Regjistruese, Ish Specialist Jurist, Ish Specialist Hartograf, Ish Regjistrues, Ish Regjistrues);

Bashkia Dibër (Ish-Kryetar i Bashkisë, Drejtor i zyrës së Financës (në cilësinë e Kryetarit të KVO), Ish-Përgjegjësit dhe Përgjegjësit e Sektorit (në cilësinë e anëtarit të KVO);

Bashkia Korçë (Ish-komunat Voskop dhe Bulagerc);

Bashkia Kolonjë;

Bashkia Gjirokastër;

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (Indicie për dijeni, analizë dhe vlerësim të elementëve të veprës penale).