AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 23:09

Tronditet RTK-ja, hakerat bllokojnë faqen e televizionit publik

Tronditet RTK-ja, hakerat bllokojnë faqen e televizionit publik

Faqja on-line e Radio Televizionit Publik të Kosovës gjatë ditës së sotme ka rënë pre e hakimit, ndërsa lajmin e ka njoftuar vetë televizionin përmes një njoftimi.

Në njoftim thuhet se ende nuk është bërë e mundur identifikimi se nga ku është ndërhyrë në faqe, ndërsa stafi ka njoftuar lexuesit se po punohet për rikthimin e faqes në normalitet.

Njoftimi i RTK-së:

Ju njoftojmë se web-faqja e Radio Televizionit Publik të Kosovës www.rtklive.com është hakuar sot pas orës 01:00. Aktualisht ëeb-faqja e RTK-së është jashtë funksionit dhe stafi i angazhuar po punon që të rikthejë faqen www.rtklive.com në funksion. Ende s’dihet se nga ka ardhur sulmi kibernetik i cili e ka nxjerrë jashtë funksionit faqen e RTK-së për disa orë. Ju faleminderit për mirëkuptim.