AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 08:54

Studentët në protestë, pas Tiranës, bashkohet Korça e Durrësi

Studentët në protestë, pas Tiranës, bashkohet Korça e

Studentët e Universiteteve Publike pritet të protestojnë edhe sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Studentët kanë bojkotuar mësimin, ndërsa marshimi nis në orën 09:30 për t’u grumbulluar me pas në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit.

Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitet e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.

Njoftimi i studentëve të Universitetit të Durrësit:

Nesër (sot) date 06.12.2018, ora 11:00 në kampusin e ri Universitar, Spitall të gjithë studentet në këmbë për të drejtat e tyre.

1. Përgjysmim i Tarifave. 2 heqje e tarifave shtese. 3. Përmirësim i kushteve të universiteteve 4. Përmirësim i kushteve nëpër konvikte. 5. Jo favorizim për përfitime personale.

Edi Rama poshtëroi serish studentet duke i cilësuar si ngelësa. Ne nuk jemi ngelësa por të rinj që përpiqemi me mish e me shpirt për të mësuar.

Prindërit tanë marrin para borxh për të paguar tarifat dhe çmimet e rritura. Për të paguar qira shtëpish e ushqime pasi ka mbyllur shumë degë të universiteteve në rretheve.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmirësimin i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).