AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 23:58

Shtatë të vrarë në Greqi, Artan Hoxha bën thirrjen e fortë për çdo shqiptar: Në 8 Dhjetor iu presim në…

Shtatë të vrarë në Greqi, Artan Hoxha bën thirrjen e

Gazetari Artan Hoxha përmes një njoftimi në Facebook fton çdo shqiptar që në datën 8 Dhjetor të jetë në Gjirokastër për të protestuar përpara konsullatës greke.

Ky tubim do të bëhet për shkak të 7 vrasjeve të ndodhura ndaj shqiptarëve në muajt e fundit në Greqi. Hoxha fton që secili prej qytetarëve të jetë i pajishur me ngjyrat kombëtare, kuq e zi.

Reagimi i Hoxhës:

Nje kafe ne Gjirokaster me Gent Labin e Forumit Djemte e Laberise, qe po organizojne tubimin e 8 dhjetorit ne Sheshin “Cerciz Topulli”, pikerisht te njejten dite dhe ore qe ekstremistet dhe neofashistet e Agimit te Arte kane paralajmeruar se do te perkujtojne 40 diteshin e vrasjes se Konstantinos Kacifas ne Bularat.

Me moton “kush ka nje flamur(kuqezi) le ta rrembej, kush ka nje zemer (kuqezi) mos e kursej”…

I behet ftese cdo shqiptari brenda apo jashte vendit te jete i pranishem ne sheshin e “Cercizit” ne Gjirokaster, diten e shtune 8 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 11:00..

Tubimi do te jete dhe nje proteste perpara konsullates greke ne Gjirokaster, per vrasjet e 7 shtetasve shqiptare gjate dy javeve te fundit ne Greqi, nga policia greke dhe ekstremistet e Agimit te Arte…

Cdo i pranishem eshte i lutur te jete i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi….