AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 22:26

Shtatë shqiptarë të vrarë në pak muaj në Greqi, Athina reagon zyrtarisht

Shtatë shqiptarë të vrarë në pak muaj në Greqi,

Pas vrasjes së shtatë shtetasve shqiptarë në dy muajt e fundit në Greqi, Policia greke ka bërë një deklaratë zyrtare, ku thotë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur.

Kjo deklaratë e policisë greke vjen pas reagimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ku kërkohej ti vihej fre thirrjeve nacionaliste të Agimit të Artë.

Deklaratë për shtyp e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Greke:

Në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptarë në Greqi, bëjmë me dije se:

Për të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme proceduriale në bashkëpunim me prokurorinë, me qellim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorevë.

Sqarojme se të gjitha ngjarjet janë zbardhur.