AKTUALITET, 8 September 2026, 18:15

Deputetët e PD-së braktisin sallën - Kuvendi voton me 79 vota pro Klodjana Spahiun ministre të Shëndetësisë, mbyllet seanca

Deputetët e PD-së braktisin sallën - Kuvendi voton me 79 vota pro

Me refuzimin për të vijuar me votimin për propozimin e Taulant Ballës për zgjedhjen e Evis Kushit si zv. kryetare e Kuvendit (e cila pasoi Klodiana Spahiun), opozita u largua nga salla, duke braktisur seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.

Pas votimit të Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kryetari Niko Peleshi njoftoi mbylljen e seancës plenare.