SPORT, 28 Gusht 2021, 16:20

Partizani siguron të ardhmen, firmos me portierin e Shpresave

Partizani siguron të ardhmen, firmos me portierin e Shpresave

Ndërkohë që Alban Hoxha është në vitet e fundit të karrierës së tij dhe flitet për largimin drejt Arabisë, Partizani siguron një nga portierët e rinj më të mirë në vendin tonë. Vokli Laroshi ka firmosur për tre vite me të kuqtë, duke lënë Turbinën.

NJOFTIMI KLUBIT – FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Vokli Laroshin. Portieri i talentuar 20-vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë për tre vitet e ardhshme dhe bashkohet me Partizanin pas eksperiencës pozitive me ekipin e Turbinës.

Laroshi është një tjetër lojtar premtues që i shtohet talenteve të reja në skuadër. Njëkohësisht portieri cërrikas është edhe pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21 dhe është grumbulluar për sfidën zyrtare ndaj Republikës Çeke në program në 6 shtator.