TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Saida Dollani. Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar rihapjen e çështjes. Abcnews.al ka zbardhur dëshminë e bashkëshortit të Dollanit.
Kërcënimi i bashkëshortit të gjykatëses vuri në lëvizje policinë dhe menjëherë për rastin nisën hetimet në atë kohë. Mirëpo, teksa prokuroria kryente hetimet, në procesin ndaj Shullazit regjistroheshin debate të forta mes të dyshuarve dhe gjyqtares. Të dyshuarit e akuzonin gjyqtaren Dollani se me çështjen e tyre po kalonte vettingun.
“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha.
Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.
Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, kjo është dëshmia që ka dhënë bashkëshorti i gjyqtares dhënë në prillin e 2019.
Asokohe gjyqtarja kishte në shqyrtim dosjen ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, të akuzuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.