TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke përplaset me një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar. Pas informacioneve për lëvizje të shpeshta të një shtetasi shqiptar, 48 vjeç, u vendos ndjekja e tij pas lëvizjes së fundit nga kufiri gjelbër në brendësi të tokës greke.
Në rrugën Egnatia, në vendin e quajtur Imathia, policia ka tentuar të bllokojë lëvizjen e mjetit, që ishte marrë me qira nga 48-vjeçari shqiptar.
Ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur 3 mjete të policisë greke dhe 1 mjet civil. Pas ndjekjes u arrestua ndërkohë që brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 35 kg marijuanë. Droga kishte destinacion Selanikun dhe Halkidikin.