TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka goditur një tjetër organizatë mafioze dhe këtë herë bëhet fjalë për bandat kriminale në Xhenova. Dy nga nëntë ndërtesat e klanit “Canfarotta” u sekuestruan, në kuadër të ngrirjes së pasurisë, sipas ligjit anti-mafia.
Salvatore Canfarotta, një prej personave që kishte pasurinë tha për emisionin “Le Iene”: “Unë, babai dhe nëna ime jemi akuzuar se jemi pjesë e një organizate mafioze. Ku është organizata mafioze këtu?”, iu tha ai gazetarëve. Personat që kanë nën zotërim këto prona pyesnin edhe për faktin se përse Mateo Salvini, si ministër i Brendshëm ka vendosur të ngrijë vetëm dy ndërtesa nga nëntë gjithsej.
Ndërsa, mediat italiane shkruajnë se Ministria e Brendshme e Italisë konfiskoi dy nga nëntë apartamentet, në kohën që një pjesë e mirë e ndërtesave nuk ka siguri, ndërsa në një pjesë të konsiderueshme ka prostituta.