TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, denoncoi "aferën e Teatrit Kombëtar", duke theksuar se "e vetmja e vërtetë për Teatrin Kombëtar është grabitja prej tij e 5522 metra katrorë tokë në pronësi të Teatrit Kombëtar dhe 2945 metra katrorë tokë që i takon Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera shtetërore, gjithsej 8467 metra katrorë tokë publike".
Mesazhi i plotë
E vetmja e vërtetë për Teatrin Kombëtar është grabitja prej tij e 5522 metra katrorë tokë në pronësi të Teatrit Kombëtar dhe 2945 metra katrorë tokë që i takon Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera shtetërore, gjithsej 8467 metra katrorë tokë publike.
Edi Rama bëri sot të vetmen gjë që di të bëjë më mirë: të mashtrojë për të mbuluar vjedhjen.
Faktet e renditura në video tregojnë se ai është kumbari i mafias së ndërtimit. Është e qartë se ai nuk do Teatrin. Ai do tokën e Teatrit dhe tokën publike për t’ia dhënë kompanisë që vetë ka caktuar për një projekt nga ku fitimet janë 200 milionë euro.
Fakti që kumbari i mafias së ndërtimit refuzon të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është tregues se projekti i tij kriminal nuk ka lidhje artin, nuk ka lidhje me një teatër modern, por është një vjedhje e madhe.
#MbroTeatrin
