TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mazhoranca pritet të miratojë në seancën plenare të ditës së nesërme një ashpërsim në Kodin Penal, nëpërmjet të cilit synohet ndëshkimi i personave që do të cënojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky akt që do të klasifikohet si krim elektoral, parashikon që t’u heqë subjekteve të penalizuara të drejtën për të lëvizur jashtë vendit për një periudhë që varion nga 5-10 vjet.
Por, sipas ekspertëve juridikë, kjo nismë nuk do mund të gjejë zbatim, pasi edhe nëse miratohet në seancën e nesërme të Kuvendit, do të duhet t’i dërgohet për aprovimin final presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ligji parashikon që kreu i shtetit ka detyrimin që të dekretojë ose të refuzojë dekretimin për një afat 20-ditor. Pra, pas këtij afati, Meta mund ta kthejë nismën për rishikim në Parlament.
Por, maxhoranca mund të rrëzojë dekretin e presidentit dhe të lërë në fuqi këtë ndryshim të Kodit Penal. Megjithatë, në mënyrë që kjo nismë të bëhet e zbatueshme, duhet të kalojnë 15 ditë. Meqenëse, nisma përbën një ndryshim në Kodin Penal, nuk mund të ketë efekte prapaveprues. Për rrjedhojë, nuk mund të zbatohet për 30 qershorin.