AKTUALITET, 25 Shtator 2021, 14:09

I treguan videon, Agron Shehaj reagon pas sherrit me Bashën në selinë e PD-së

I treguan videon, Agron Shehaj reagon pas sherrit me Bashën në


Agron Shehaj ka reaguar pas publikimit në media të debatit të djeshëm në zyrat e PD-së. Në atë debat, Shehaj akuzoi fillimisht Bashën se kishte përçarë demokratët, ndërsa mori përgjigje prej të pranishmëve në sallë në krah të Bashës, si Gazment Bardhi, Grida Duma dhe Isa Sakja.

Madje, Sakja, Bardhi dhe Duma e akuzuan atë se kishte future elementë kriminalë për të ndikuar në garën për kreun e Partisë Demokratike, gjë që Shehaj e mohon edhe përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”, shkruan Shehaj.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike. Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, shprehet Shehaj .

Debatin e plotë e gjeni këtu:Sherr i madh në PD/ Të besuarit e Bashës i sulen Agron Shehajt: Kemi video për ty!