TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nis procesi i votimit në rang qarku për kandidatët e PD që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme për deputetë në Shkodër.
Në total janë 10100 anëtarë që kanë të drejtë votimi në procesin e kontestimeve.
Dega Shkodër ka 6100 anëtarë, Malësia e Madhe 1900, Puka dhe Fushë Arrëzi 1800 dhe Vau Dejës 1300 anëtar.
Në total janë 39 emra për qarkun Shkodër prej të cilëve 23 për degën e PD Shkodër si kandidatë të mundshëm për deputet dhe kryetar bashkie.
Ata që marrin votat kontestuese të përcaktuara nga qendra atëherë skualifikohen.