AKTUALITET, 30 Shtator 2020, 09:30

Rekord i zi në Belgjikë, koronavirusi ka shkaktuar mbi dhjetë mijë viktima

Rekord i zi në Belgjikë, koronavirusi ka shkaktuar mbi dhjetë


Një ndër vendet evropiane më i goditur nga Covid 19, është Belgjika.

Sipas statistikave të fundit në këtë vend kanë humbur jetën mbi 10.000 persona.

Ndërkohë kulmi i pandemisë në Belgjikë është ka qenë në muajin prill, ku janë regjistruar më shumë se 250 vdekje çdo ditë për rreth 10 ditë.

Ndërkohë deri më tani vendi me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, ka raportuar për mbi 115.353 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Të moshuarit në rreth 1.500 shtëpi kujdesi janë prekur veçanërisht nga pandemia.

Që nga vera, kapaciteti i testimit është rritur, duke çuar në një rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive të regjistruara, veçanërisht në shtator kur njerëzit u kthyen në punë dhe shkollë pas pushimeve verore.