AKTUALITET, 30 Shtator 2020, 09:43

Brazil, 143 mijë viktima nga koronavirusi, mbi 4.78 milionë të infektuar

Brazil, 143 mijë viktima nga koronavirusi, mbi 4.78 milionë të


Në fillim të pandemisë, Brazili nuk ishte një shtet problematik sa i përket rasteve me infeksione apo të vdekur për shkak të koronavirusit.

Ndërsa, tashmë Brazili është ndër vendet më të infektuar në glob.

Brazili ka regjistruar 143 010 viktima për shkak të koronavirusit.

Deri tani, Brazili ka shënuar 4 780 317 raste infeksionesh me Covid-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeson listën e shteteve me më shumë të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën.

Pas SHBA-ve, më shumë të infektuar me virus ka India, Brazili, Rusia, Kolumbia, Peruja, Spanja, Meksika etj.