TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, ndërsa fton ata që të protestojnë për të drejtat e tyre, duke cituar regjisorin Edmond Budina.
Duke marrë shkas nga premiera e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave”, e luajtur Edmond Budina mbrëmë në Presidencë, kreu i shtetit thekson se të protestosh me art ka qenë forma që ai ka zgjedhur.
Meta pohoi se institucioni i Presidencës do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë e pamposhtur e lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë.
POSTIMI:
Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina. ??
Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.
“Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane.
Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:
“Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë.
Të protestosht me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: PROTESTA ËSHTË QYTETARI!
MOS HARRONI TË PROTESTONI PËR TË DREJTAT TUAJA!” ??