TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Gjykata Speciale ka vendosur që të lërë në paraburgim dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.
Nicolas Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht.
Mbrojtja e Gucatit kishte propozuar tri kushte për lirimin e kryetarit të OVL-së së UÇK-së nga paraburgimi.
Kushti i parë ishte që ai të mos hyjë në Prishtinë, i dyti ishte që ai të ketë vetëm një pajisje elektronike për komunikim ku do të kishte qasje edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe kushti i tretë ishte që ai të jetonte jashtë Kosovës.
Mbrojtja ofronte që Gucati të banonte në një shtet të tretë, në ndonjë shtëpi të ndonjë të afërm.
Ndërkaq mbrojtja e Nasim Haradinajt kishte propozuar më shumë kushte.
Aty përfshiheshin dorëzimi i pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovës përveç paraqitjeve në Gjykatën Speciale, të mos e ndërrojë vendbanimin, çdo pajisje e tij komunikimi të jetë e lidhur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Po ashtu ai duhet të raportojë në ndonjë stacion lokal policor, të përmbahet nga kontakti me Hysni Gucatin dhe të mos komunikojë me mediat.
Megjithatë, Gjykata Speciale i ka hedhur poshtë të gjitha këto ‘garanci’ dhe ka vendosur t’ua vazhdojë atyre paraburgimin.