AKTUALITET, 14 Shkurt 2020, 16:51

Del nga karantina në Turqi studentja shqiptare Silva Doçi, asnjë nga 42 të evakuuarit nuk rezultoi me koronavirus

Del nga karantina në Turqi studentja shqiptare Silva Doçi,

Studentja shqiptare, Silva Doçi, ka dalë nga karantina në Turqi pas nuk rezultoi me koronavirus në mbikqyrjen e rreptë 14-ditore në Ankara, thotë Anadolu Agency.

Së bashku me 41 persona të tjerë të disa nacionaliteteve, 32 turq dhe 9 të tjerë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia u evakuuan nga Wuhani pasi aty ‘shpërtheu’ koronvirusi. Shqipëria i kërkoi ndihmë Turqisë për të evakuuar studenten shqiptare dhe ajo udhëtoi drejt Ankarasë me një avion ushtarak.

Turqia është një vend i pastër sa i përket këtij virusi pasi ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të prekur me koronavirusit brenda territoreve të saj.