AKTUALITET, 16 Janar 2020, 09:15

Del fotoja, kush është i riu që u plagos me armë zjarri në Elbasan


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, në lagjen Kongresi i Elbasanit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur 23-vjeçari me emrin Kei Piu.

Burime bëjnë me dije se para 6 muajve, Kei Piu ka qenë ndaluar për trafikimin e lëndëve narkotike.

I plagosuri ka marrë dy plumba në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Megjithëse fillimisht u raportua se ka pasur shkëmbim me armë zjarri ndërmjet dy makinave, burime bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur pas një debati.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ka shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:15, në lagjen “Kongresi Elbasanit”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.