TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, reagon në rrjetet sociale dhe i përgjigjet zedheneses se Qeverise, Elisa Spiropali, per deklaratat qe kjo e fundit beri per kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Deputetja e PS, Spiropali i kujtoi kryedemokratit Basha: “Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste“.
Por, Vokshi ne reagimin e saj i pergjigjet keshtu:
“Kur flet për ligj Elisa Spiropali e doganave pa tra dhe e akuzuar për 5 milion euro korrupsion, studentët e vitit të parë të juridikut ulin kokën nga turpi!
Nën drejtimin e Edi Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij.
Janë mbi 300 politikanë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, të emëruar nga Edi Rama, që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit.
Shpifjet bajate me para të pista që i sajon vetë, në mënyrë që shqiptarët të mos shohin sa i zhytur në llumin e krimit e të korrupsionin është Edi Rama, nuk i beson më askush.