AKTUALITET, 10 Nëntor 2018, 09:52

Protestë për shtëpitë, banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën

Protestë për shtëpitë, banorët e Unazës së Re

Banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë do të bllokojnë sërish rrugën sot në shenjë proteste pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre.

Ata njëzëri e kanë cilësuar vendimin në fjalë të padrejtë, ndërsa janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit.

Banorët do të bllokojnë rrugën në orën 10:00, ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve. Kujtojmë se dje për disa orë banorët e kësaj zone bllokuan të dyja anët e Unazës së Re, ndërsa protestuan me pankarta në duar. Bashkë me ta kanë qenë edhe disa deputetë të PD-së, madje edhe kryedemorkati Lulzim Basha.