AKTUALITET, 28 Korrik 2018, 10:28

Deklarata e dhimbshme për fatin e të zhdukurve në Greqi: Disa prej viktimave s’mund të identifikohen kurrë

Disa prej viktimave të tragjedisë nga zjarri në Mati nuk mund të identifikohen kurrë. Kështu ka deklaruar kreu i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Gjeneral Major Penelope Miniatis në një intervistë me ACTA.

Ndonëse familjarëve të të zhdukurve u janë kërkuar ADN-të, ky proces është shumë i vështirë sipas Miniatis, pasi disa prej viktimave janë shkrumbuar.

Miniatis gjithashtu theksoi se ky shërbim ka marrë përsipër edhe mbështetjen psikologjike të të afërmeve të viktimave, gjendja e të cilëve është tejet e vështirë, shkruan ‘Protothema’.

Përgjatë ditës së hënë edhe gjatë natës, duke u zbardhur e marta, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri. Aktualisht në terren ndodhen forca të ndërhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë për gjetjen e mbetjeve njerëzore.