TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
A janë manipuluar zgjedhjet? Kjo është tema e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV për mbrëmjen e sotme.
Juristi i PD-së, Marash Logu, shpjegoi disa prej atyre që kjo parti i konsideron prova të manipulimit zgjedhor dhe që janë depozituar në KQZ. Në studio pati debat mes të futarve. Sipas analistit Arjan Curri, këto prova nuk i rrëzojnë zgjedhjet nga ana juridike. Këtë mendim kishte edhe avokati Dorian Matlija, i cili tha se në KAS duhen paraqitur një numër më i madh i manipulimit të votave, se sa diferenca mes partive në zgjedhje. Matlija shtoi se duhen gjykime të formës së prerë për blerjen e votave, gjë që kërkon shumë kohë, ndërkohë që procesi zgjedhor duhet të përmbyllet.
Pjesë nga debati mes të ftuarve:
Logu: Pas zgjedhjeve të 25 prill, në PD u krijua një ekip juristësh, që kishin për detyrë të faktonin manipulimin e zgjedhjeve. PD gjashtë muaj para zgjedhjeve, kishtë ngritur një strukturë, për monitorimin e shkeljeve të Kodit Zgjdhor dhe penal. Është puna e ketij grupi që ka mbledhur fakte dhe ka depozituar në SPAK mbi 50 kallëzime dhe 130 kallëzime në prokuroritë e rretheve. 180 kallëzime në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, e kemi konstatuar para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Kemi treguar kush po blinte votat, kush janë personat e përfshirë. Është detyrë e prokurorisë të tregojë përse nuk veproi. Kemi depozituar ditën e djeshme 9 ankime, që përfshijnë prova, fakte dhe grup fakte. Kemi kërkuar të administrojë KQZ fakte që nuk mund të merreshin nga ne.
Blerja e votës nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë të personave me rekorde kriminale. PD ka denoncuar të gjitha rastet e konstatuara. Blerja e votës është process i shtrirë në kohë. Ka fakte dhe prova të depozituara.
Curri: Blerja e votës nuk e çon KQZ-në në shpalljen e pavlefshme. Blerja e votës është cështje për SPAK, jo për KQZ. Mirë janë provat, por nuk bëjnë asgjë. Nuk merret fare KQZ me blerje votash para zgjedhjeve.
Logu: Të gjitha veprat që lidhen me Kodin Penal hetohen nga SPAK dhe gjykohen nga gjykata. Ky është proces i ndarë më vete. Konstatimi nëse ka patur, siç do të provohet, njerëz që kanë blerë vota, i takon SPAK. Ajo që i takon KAS është të verifikojë nëse ka patur shkelje të Kodit Zgjedhor, që mund të cojë në pavlefshmëri. Neni 78 pika 1, ndalohet cdo parti dhe subject të ofrojë të holla, të mira materiale, vende pune.. Nëse ka shkelje të tilla që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve…
Curri: Nuk konkludohet, sepse KQZ nuk merret me blerjen e votave. Po të ishit brenda gërmës së ligjit, duhet të na thoni sa vota janë blerë dhe në cilat zona zgjedhore. Ju nuk keni numra, thoni thjesht janë blerë votat. Ju duhet të sillni aq raste në numër, sa KAS ti jepet një numër që të shpallë pavlefshmërinë. Nëse në Durrës do të ishin blerë 10 mijë vota dhe të keni prova, atëherë mund t’i jepej e drejtë kauzës tuaj. Pastaj mundet KAS ta shpallte të pavlefshme një zonë zgjedhore. I keni në ajër.
Logu: Zonë zgjedhore konsiderohet Qarku. Për të ndryshuar rezultatin zgjedhor në qarkun e Durrësit nuk duhen 10 mijë vota, por diferenca për mandatin e tetë të PS-së me LSI është 135 vota.
Curri: Sa vota të blera keni konstatuar ju?
Rakipi: Kolegu po ju kërkon raste konkrete.
Logu: Kemi depozituar një listë, që ka 300 emra personash, dhe shumat që kanë marrë. Diferenca ka qenë 136 vota, ne kemi depozituar listë me 300 emra personash që janë marrë nga zyra e PS-së.
Curri: Nuk përbën provë. Provë përbën ti kapësh në aktin e blerjes së votës.
Rakipi: Kur thua masakër, mund të thoni të paktën 5 raste.
Logu: Në prokurorinë e posaçme, kemi paraqitur kallëzime penale. Grupe kriminale të lidhura me Vangjush Dakon... Rrahman Rraja në zonën e Fushë Krujës...
Curri: Sa vota kanë blerë?
Logu: Vota të mjaftueshme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Ndryshe si mund ta shpjegoni që dy kriminelë kanë 5 mandate?
Curri: Votat e blera para procesit zgjedhor nuk janë provë.
Matlija: Deri tani po dëgjoj faktin e kallëzimeve penale. Mund të zhvillohen më tutje, por për momentin janë kallëzime nuk ndryshojnë dot rezultatin e zgjedhjeve, pa patur gjykim të formës së prerë. Që të kemi aq vota sa të ndryshojë rezultati duhet të dimë sa vota ndryshojnë rezultatin, sa raste janë kapur me prova. Nuk mund të pezullohet procesi sa të zgjasë procesi gjyqësor. Nesër pasnesër mund të dënohen, por procesi do të ecë përpara.
Logu: Blerjen e votës, ne kemi denoncuar raste konkrete dhe personat e përfshirë. Në raste që kemi patur informacion si në Durrës, kemi paraqitur edhe prova se sa kanë qenë në numër. Këtu duhet përfshirë edhe shkeljet e tjera që janë kryer.
Curri: Sa kohë do dënimi në gjykatë?
Logu: Një subject nuk i bën denoncimet vetëm për të vajtur këta persona në burg, por edhe për parandalimin e fenomenit. Shkrirja e shtetit me partinë, solli manipulime të tmerrshme në vende të caktuara. Në qarkun e Durrësit, pati mbi 2000 familje që gjatë periudhës mars-prill, përfituan nga fondi i rindërtimit, një vlerë të barabartë me 6 milionë euro.
Curri: Ku jemi të sigurtë që ata kanë votuar për PS?
Logu: Kodi Zgjedhor, parashikon ndalimin e dhënies së përfitimeve.
Curri: Këto kanë ndodhur të gjitha por nuk ka numër votash të ndryshuara.
/TPZ.al/