AKTUALITET, 10 Maj 2021, 19:50

Aksident në Elbasan, makina përplas kalimtarin, drejt spitalit në gjendje të rëndë

Aksident në Elbasan, makina përplas kalimtarin, drejt spitalit në

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”.

Paraprakisht dyshohet se një makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri nuk është transportuar ende për në spital.