AKTUALITET, 10 Maj 2021, 19:34

Zgjedhjet në Preshevë, një grua shqiptare zgjidhet kryetare e Komunës

Zgjedhjet në Preshevë, një grua shqiptare zgjidhet kryetare e

Ardita Sinani do të jetë kryetarja e re e Komunës së Preshevës. Në Preshevë janë mbajtur zgjedhjet komunale dhe tashmë shqiptarët e Luginës në krye të tyre do të kenë një grua.

Sinani ishte kandidatja nga koalicioni i partive shqiptare përballë Alternativës së Shqiprim Arifit, i cili ka drejtuar deri më tani Komunën e Preshevës.

Një urim për Sinanin e ka dhënë dhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, që thotë se tashmë Presheva iu kthye Preshevës.