TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se diskutimi në Këshillin e Punëve të Jashtme ka qenë i frytshëm.
Varhelyi shkruan se sot është konfirmuar perspektiva e Ballkanit Perëndimor për në BE është e padiskutueshme dhe se duhet nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu komisionieri në postimin e tij në mediat sociale, shton se duhet të vijojë dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin. Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan komisioneri për zgjerimin.