AKTUALITET, 10 Maj 2021, 16:35

Shqiptari bie në prangat e policisë italiane, pas kontrollit në banesë iu sekuestruan 43 mijë euro dhe…

Shqiptari bie në prangat e policisë italiane, pas kontrollit në


Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë sekuestruar mbi 40 mijë euro para kesh dhe një sasi e konsiderueshme droge.

44-vjeçarit shqiptar, pas kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme iu gjetën nën posedim mbi 9 gram kokainë dhe 680 euro para në dorë, shkruajnë mediat e huaja.

Por kjo ishte vetëm një pjesë e asaj që policia do të zbulonte. Kërkimet më pas u zhvendosën në shtëpinë e 44-vjeçarit, ku iu gjetën dhe sekuestruan: 700 gram kokainë, 479 gram marijuanë dhe madje 177 tableta ekstazie.

Fshehur gjithashtu në shtëpi iu gjetën edhe 43 mijë euro para të gatshme. Gjatë kontrollit u gjetën edhe mjetet e zakonshme të dobishme për paketimin e dozave dhe gjithashtu një pistoletë e kalibrit Beretta 7.65 e plotë me municion.