AKTUALITET, 25 Shtator 2020, 16:20

Debati i parë presidencial mes Biden dhe Trump do të zhvillohet në 29 shtator

Debati i parë presidencial mes Biden dhe Trump do të zhvillohet

Debati i parë mes dy kandidatëve për president të SHBA-ve, Joe Biden dhe Donald Trump, do të zhvillohet të martën më 29 shtator në Cleveland, Ohio.

Çështjet ku do të fokusohet debati, do të jenë rekordet e dy kandidatëve, gjykata supreme, pandemia e koronavirusit, protestat me bazë racore dhe dhuna në disa qytete, integriteti i zgjedjeve dhe ekonomia.

Debati i parë mes kandidatëve do të moderohet nga Chris Wallace nga Fox News.

Biden dhe Trump do të përballen gjithashtu në dy debate të tjera, në 15 tetor (Miami, Florida) dhe në 22 tetor (Nashville Tennessee).

Presidenti Trump njihet si një debatues mjaft dominues, i cili ka aftësinë ta destabilizojë kundërshtarin, ndërsa Biden si një debatues më i rezervuar dhe i fokusuar në çështjet specifike.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në 3 nëntor, me një sfond të pazakontë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.  Presidenti Trump, ka bërë disa deklarata të paprecedenta, duke sugjeruar se zgjedhjet mund të manipulohet, por nuk ka paraqitur ende asnjë provë për këtë.

Së fundmi, Trump ka deklaruar se ka gjasa që rezultati i zgjedhjeve të përfundojë në Gjykatën Supreme.

/TPZ.al/