AKTUALITET, 25 Shtator 2020, 15:27

Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Ligjeve shqyrton të hënën dy nismat dhe amendamentet e propozuara nga deputetët

Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Ligjeve shqyrton të hënën dy nismat


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, do të realizojë të hënën në orën 11:00 mbledhjen për shqyrtimin në parim të dy nismave “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”” si dhe amendamentetet e propozuara nga deputetët.

Nismat janë sjellë në Kuvend më 14.01.2020 nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri si dhe më 17.01.2020 nga deputeti Ralf Gjoni.

Do të shqyrtohen gjithashtu:

Amendamente të propozuara nga deputetët:

Damian Gjiknuri

Klotilda Bushka

Taulant Balla, depozituar më 21.09.2020

Amendamente të propozuara nga deputeti Andi Përmeti, depozituar më 24.09.2020

Amendamente të propozuara nga deputetët:

Myslym Murrizi

Halit Valteri

Rudina Hajdari

Arlind Çaçani

Ralf Gjoni

Arben Elezi

Alban Zeneli

Halil Jakimi

Korab Lita

Koçi Tahiri

Kostaq Papa, depozituar më 24.09.2020

Maxhoranca ka deklaruar se më 1 tetor do të votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshillin Politik ende s’ka konsensus.