TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas shkarkimit të ish-drejtueses së Krimeve të Rënda Donika Prela. Në një postim në Facebook, Salianji thotë se pasi u përdor nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin, u shkarkua.
“Prelën e flakën si shumë të përdorur! Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shpërdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!”, shkruan ish-deputeti Salianji.Sipas ish-deputetit, Salianji, Prela duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhet më askujt.
“Shpëtoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit”, shkruan Salianji në Facebook.
Salianji e mbyll postimin e tij duke shkruar: “Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita!”
Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi prokuroren Donika Prela. Sipas apelimit të Komisionerit Publik, Prela nuk arrin nivel të besueshëm kryesisht në kriterin e pasurisë, duke kërkuar që shqyrtimi në shkallën e dytë të vetingut të bëhet për të tre kriteret e rivlerësimit. Pas këtij vendimi, prokurorja i shkarkua nga detyra.