AKTUALITET, 25 Shtator 2020, 12:24

“Trafik droge, rrëmbim dhe vjedhje me dhunë”/ OFL zbarkon në Berat dhe Tiranë, i kërkon llogari për pasurinë pesë të dënuarve

“Trafik droge, rrëmbim dhe vjedhje me dhunë”/ OFL zbarkon


Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë herë në Berat dhe Tiranë duke i kërkuar llogari për pasurinë 5 personave të dënuar për trafik droge, vjedhje me dhunë dhe rrëmbim personi.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

T. S., banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M. S., banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

K. H., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

N. D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

G. T., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, thote policia, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.