TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çelsi ka bërë hapin vendimtar drejt pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, duke fituar sot 3-0 përballë Uotford, për t’u ngjitur në vendin e tretë në klasifikim dhe për të pasur në dorën e saj fatin për të mbajtur këtë pozicion edhe në javën e fundit të kampionatit.
Skuadra e Mauricio Sarrit dominoi përballë rivalëve, por për të gjetur golin iu desh të priste pjesën e dytë të ndeshjes. Dy gola të shpejtë të Ruben Loftus-Çik dhe David Luiz, brenda dy minutash lojë, bënë që londinezët të ishin më të qetë në vijimin e sfidës. Më pas, edhe Gonzalo Higuain mori duartrokitjet e publikut teksa gjeti rrjetën për të shënuar golin e tretë e vulosur rezultatin përfundimtar të sfidës që i çon në vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez kur mbetet edhe një javë nga fundi i tij.
Ndërsa Çelsi feston kualifikimin thuajse të sigurt në Champios, jashtë turneut përfundimisht mbetet Mançester Junajtid. Skuadra e Ole Gunar Solskjaer ka bërë në mënyrë të pabesueshme një hap tejet të gabuar ndaj Hadërsfilld të vendit të fundit, duke barazuar 1-1 dhe tashmë nuk ka shanse matematikore për të marrë pjesë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë. /vipsport.al/
NDESHJET
Çelsi-Uotford 3-0
49’ Loftus-Çik, 51’ D. Luiz, 75’ Higuain
Hadërsfilld-Mançester Junajtid 1-1
60’ Mbenza / 8’ MekTominei