TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, duke ardhur nga Greqia është ndaluar nga shërbimet e doganës dhe policisë Panajot Barka, Shef i departamentit të gjuhes greke në Universitetin e Gjirokastrës.
Pas këtij lajmi, “Faxweb.al”, ka zbuluar të tjera detaje nga ndalimi që iu bë Panajot Barkës në Kakavijë.
Mësohet se studiuesi dhe shefi i departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës, ishte duke u kthyer nga Greqia. Oficerët e doganës ushtruan kontroll në makinën e tij e tij, ku kishte rreth 100 libra në gjuhën greke.
Një prej doganierëve rastisi që të dinte gjithashtu edhe gjuhën greke, prandaj konstatoi se rreth 15 libra kishin përmbajtje për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’. Teksa i kërkuan sqarime, Barka ka thënë se librat i kishte për studentët në Universitetin ‘Eqrem Çabej’. Të ndodhur para kësaj situate, doganierët kontaktuan me sallën operative të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Mbërritën nga Gjirokastra oficerë të policisë, të cilët bënë sekuestrimin e librave, si dhe morën në pyetje Panajot Barkën.
Policia e Gjirokastrës e mbajti të fshehtë ngjarjen, të paktën deri më tani s’ka asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje dhe as nuk dihet nëse do të ketë procedim penal ndaj Barkës. Kujtojmë që ky është rasti i dytë kur Panajot Barka përdor Universitetin e Gjirokastrës për axhendat e tij personale apo të shtetit grek, që lidhen me të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’.
Tre vjet më parë u denoncua në media dokumentari ‘Heronjtë luftojnë si grekë’, prodhim i departamentit që drejton Barka në Universitetin e Gjirokastrës, dokumentar plot me të pavërteta dhe shtrembërrime historike. Deri më tani vetë Panajot Barka s’ka bërë reagim për çështjen e librave që iu sekuestruan në doganë.
Barka është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, dhe shpeshherë është akuzuar si antishqiptar.
Së fundi ai ishte pjesë dhe e zhvillimeve në Bularat, ku u shpreh se koret e nacionalistëve grekë në funeralin e Katsifas nuk kishin asgjë antishqiptare, dhe pse aty u hodhën thirrje si: Vritini qentë!