AKTUALITET, 16 Dhjetor 2018, 20:02

Denoncimi/ “Si po tenton Rama dhe Veliaj të blejnë studentët”

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se po tentojnë të blejnë studentët.

Berisha ndan edhe mesazhin e një studenti, i cili shkruan se po bëhen përpjekje për të përçarë protestën e tyre.

“Përshëndetje Doktor

Edhe tek Arkitektuara po tentohet të blihen studentët (disa u shiten) pikërisht aty duan ta çajnë protestën aty ku ajo nisi. Palo decani i arkitekturës që duhet shkarkuar i pari në atë shkollë po blen studentët me urdhër të Rama-Veliajt”, shkruan studenti.