AKTUALITET, 16 Dhjetor 2018, 18:18

Pedro e Hazard mjaftojnë për Chelsea-n, Arsenali bie pas 14 ndeshjesh pa humbje

Pedro e Hazard mjaftojnë për Chelsea-n, Arsenali bie pas 14 ndeshjesh

Fitore me shumë peshë e Chelsea-t 1-2 në fushën e Brightonit, sukses së merr me shumë vlerë me humbjen 3-2 të Arsenalit në transfertë me Southamptonit. Blutë e Londrës tashmë e mbajnë të vetëm vendin e katërt me 37 pikë, 3 më shumë se Arsenali.

Në “Amex Stadium” të Brightonit, skuadra e Maurizio Sarrit e zgjidhi takimin që në pjesën e parë, me golat e Pedros dhe Hazard respektivisht në minutat 17 dhe 33. March në të 66-ën ndezi një fije shpresë për vendësit për të përmbysur shifrat, por Chelsea u mbrojt mirë, duke mos pësuar, me sfidën që u mbyll me shifrat 1-2.

Ndryshe nga Chelsea, Arsenali u shfaq një skuadër e brishte në fushën e Southamptonit, ky dy herë arriti të barazonte rezultatin, por sërish u kthye pa pikë në Londrës. Dy herë realizoi Ings në pjesën e parë, mes finalizimeve të të cilit tundi rrjetën Mkhitaryan me fraksionin e parë që u mbyll 2-1.

Mesfushori armen shënoi të dytin personal në të 53-ën, por “Topçinjtë” pësuan një tjetër gol me autor Austin 5 minuta para fundit. Për trajnerin e gjerman Hasenhuttle ky ishte suksesi i parë në krye të Sauthamptonit, ndërsa Unay Emery ndërpret ecurinë prej 14 takimeve pa humbje në Premier.