AKTUALITET, 5 Maj 2020, 23:39

Dalin detajet/Besmir Haxhia u takua me Altin Ndocin ditën e ngjarjes

Dalin detajet/Besmir Haxhia u takua me Altin Ndocin ditën e ngjarjes


Dalin detaje të reja nga ekzekutimi vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia javën e kaluar në Durrës. Saimir Visha, avokat i Altin Ndocit, njërit prej personave të arrestuar për ngjarjen tha në emisionin “Opinion” se klienti i tij ka pasur lidhje shoqërore me Besmir Haxhinë.

Ai e mohoi që Ndoci të jetë autor i ngjarjes dhe tha se mëngjesin e asaj dite Besmir Haxhia u takua me Altin Ndocin. Avokati tha se 22-vjeçari Klevis Alla i arrestuari i dytë nuk ka pranuar asgjë duke hedhur poshtë deklaratat e publikuara në media se ai ka pranuar krimin.