AKTUALITET, 5 Maj 2020, 21:47

Makina përplas fëmijën e mitur në Vlorë, shoferi largohet nga vendi i aksidentit

Makina përplas fëmijën e mitur në Vlorë, shoferi

Një fëmijë vetëm tetë vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Shoferi i mjetit që ka përplasur të miturin është larguar nga vendi i aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të.

Mësohet se 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij