AKTUALITET, 5 Maj 2020, 21:26

Meta: KLGj s'më ka kthyer përgjigje zytare, kjo çështje do të ishte zgjidhur për 24 orë

Meta: KLGj s'më ka kthyer përgjigje zytare, kjo

Në një intervistë ekskluzive për “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, presidenti Ilir Meta u shpreh se, ai nuk ka marrë akoma një përgjigje zyrtare nga KLGJ-ja..

"Së pari, unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti, mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë.

Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh.

Unë s'kam marrë përgjigje akoma. Pres përgjigje. Nuk i kam dërguar asnjë kërkesë ndërkombëtareve apo OJQ-ve ndërkombëtare", tha Meta.