AKTUALITET, 5 Maj 2020, 21:43

Kur ka hyrë virusi në Shqipëri? Pipero:Mendoj se rastet e para kanë qenë në mes të shkurtit

Kur ka hyrë virusi në Shqipëri? Pipero:Mendoj se rastet e para


Mjeku Pëllumb Pipero është përfshirë sot në debatin e nisur ditët e fundit në vend, se kur ka qarkulluar COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero tha se ai nuk beson që virusi ka hyrë më para se mesi i muajit shkurt në Shqipëri.

Më tej ai shtoi se debati nuk duhet të zhvillohet në media, por ekspertët duhet të diskutojnë pasi pandemia të ketë përfunduar.

“Ky është një diskutim që duhet të bëhet mes ekpertëve në përfundim të pandemisë. Diskutimi në media nuk sjell ndonjë përfundim, pasi mjekët sjellin faktet në distancë dhe nuk mund të arrijmë në ndonjë përfundim të saktë. Virusi në vendin tonë ka qarkulluar në fund të muajit shkurt, unë këtë e mbështesë në në një analizë, duke parë përhapjen në rajon, por dhe në aspektin klinik”, u shpreh mjeku.