LIFESTYLE, 8 Maj 2018, 13:30

Dafina poston fotot super seksi me bikini dhe reperit të famshëm shqiptarë i hapet…

Dafina Zeqiri, prej kohësh është vendosur në New York ku po shijon sukseset e njëpasnjëshme. Madje përflitet se së shpejti Daffi do të publikojë një këngë të re, e cila premton të kthehet në një hit veror.

Ndërsa po përgatitet për këngën e re, Dafina me sa duket nuk iu ka rezistuar rrezeve të diellit dhe shfaqet buzë detit.

Ditën e djeshme Dafina ka postuar në Instagram disa foto seksi ku shfaqet me bikini të zeza dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pozat e saj provokuese.

“Unë pa ty jom…”, shkruan Dafina në përshkrimin e fotove.

Mirëpo duket se këtyre fotove nuk iu ka rezistuar dot reperi i njohur nga Kosova Buta, të cilit pas këtyre pamjeve me sa duket i është hapur oreksi.

“Mëngjes, drekë, darkë”, shkruan Buta ndërkohë Dafina ia ka kthyer me një emoji të pjatës, thikës dhe pirunit.