LIFESTYLE, 7 Maj 2018, 14:32

Pasi e sulmuan për aftësitë në këndim, Luana Vjollca i hyn muzikës popullore

Pasi e sulmuan për aftësitë në këndim, Luana Vjollca i

Luana Vjollca i befasoi të gjithë teksa në vitin 2017-të publikoi këngën e saj të parë “Benzina”. Një këngë kjo që nga fansat e zjarrtë të Luanës u prit mjaft mirë dhe madje prej kohësh duket sikur po i luten që të bëjë edhe një këngë tjetër.

Mirëpo jo të paktë ishin edhe ata të cilët e kritikuan ashpër duke i thënë se ajo nuk di të këndojë, dhe gjithçka në klipin e saj i dedikohej efekteve muzikore dhe programeve të modifikuara.

Por me sa duket Luana ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet të gjithë atyre të cilët ishin skeptikë për zërin e saj. Moderatoja simpatike ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet duke kënduar këngën “Tumankuqe”.

“Për pikë të qejfit”, shkruan Luana sipër videos ku shfaqet duke kënduar.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/31322844_1677393765676108_6002829563358904252_n.mp4"][/video]

Po kësaj radhe që ka ndryshuar zhanër muzikor si iu duket Luana si këngëtare?