LIFESTYLE, 8 Maj 2018, 11:12

Pas këngës për Dr. Florin, “West Side Family” i dedikojnë këngë komshies

Pas këngës për Dr. Florin, “West Side Family” i

Vetëm para pak muajsh “West Side Family” ju rikthyen muzikës pas një kohe të gjatë me këngën “Beso” dedikuar të ndjerit Dr. Flori.

Por ata duket se nuk e kanë lënë me kaq dhe sapo kanë publikuar këngën më të re me titull “Komshia”.

Kënga vjen me plot ritme dhe me siguri do të jetë një hit i kësaj vere.  Për  tekstin e këngës kanë punuar Alban Kondi dhe Miri, pjesëtari i grupit, ndërsa muzikën e ka shkruar Alban Kondi.

https://youtu.be/qIiD0jHyDSA

Pas një pauze kaq të gjatë grupi ka paralajmëruar se po punojnë akoma për projekte të reja muzikore, të cilat shumë shpejt do të bëhen të njohura për publikun.