LIFESTYLE, 8 Maj 2018, 11:49

Mos e humbisni, “seriozisht e ke?”, Viola Spiro kapet keq me Manushin në studio

Gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Proçesi sportiv’ ishte e ftuar bukuroshja e ekranit Viola Spiro. Gjatë emisionit, gazetarja dhe moderatori Edi Manushi patën një debat mes tyre, pasi sipas Violës, Manushi e objektivizoi shumë figurën e femrës.

Për lançimin e publicitetit, ai ftoi njërën prej vajzave në studio dhe pasi vajza përfundoi, Manushi i tha asaj:

“Po që e bëre mirë ti.”

Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Violës, e cila i është kthyer Manushit duke i thënë se vajzat në futboll nuk janë vetëm për show.

“E objektizove shumë femrën Manush” – i tha Viola.

“Po seriozisht e ke?”- ja ktheu Manushi.

“Po seriozisht”- përfundoi gazetarja.