TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas analizave dhe tamponeve të marrë në 24 orët e fundit është bërë publike edhe shifra e personave që rezultojnë me COVID 19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar shtatë raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Shifrat e përditësuara u bën të ditura nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Parlament.
Numri total i të infektuarve në Shqipëri është 773 persona, nga 766 që ishin një ditë më parë, duke u shtuar kështu me shtatë raste të reja.
“Ne sot kemi 272 persona që janë aktivë ndër 773 raste pozitive, 470 prej tre rezultojnë të shëruar, do të thotë që jemi ende në një fazë aktive të epidemisë.
Sot konstatojmë 100 vatra aktive në të gjithë Shqipërinë, kryesisht vatra familjare dhe në punë”, u shpreh ministrja Manastirliu.
