TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi prej 72 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policiai kufitare në Qafë Botë teksa transportohej në drejtim të Greqisë.
Policia e Shtetit bën me dije se në dalje nga Shqipëria, në pikën e kontrollit është veçuar automjeti tip “KIA”, që drejtohej nga një shtetas 45 vjeçar nga Saranda
Pas kontrollit të imtësishëm në automjet u gjetën 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.