TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se 7 persona të tjerë që ishin të infektuar me COVID-19 janë shëruar. “Lajm i mirë: 7 të shëruar sot“, shprehet Rama në një postim në Facebook.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 33 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!