AKTUALITET, 28 Mars 2020, 23:53

SHBA vendi më i prekur nga COVID-19, Trump mendon të vendosë tre qytete në karantinë

SHBA vendi më i prekur nga COVID-19, Trump mendon të vendosë tre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka premtuar se ai do marrë masa të forta kundër përhapjes së COVID-19. Një një reagim në mediat sociale, Trump shprehet se ka menduar që të vendosë në karantinë qytetet të cilat janë prekur më shumë nga COVID-19.

“Po shqyrtoj një KARANTINIM për zhvillimin e “pikave të nxehta”, New York, New Jersey dhe Connecticut. Do të merret një vendim, në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti”, shkruan Trump.

SHBA sot është bërë vendi i parë në botë sa i përket të infektuarve duke kaluar edhe Kinën, Italinë për të regjistruar një rekord. 105 mijë të infektuar regjistrojnë SHBA-të dhe 1715 viktima.